E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentative vetevrasje ne qender te Tiranes

Ka përfunduar fatmirësisht pa asnjë aksident një tentativë vetëvrasje në qendër të Tiranës.

Një person, i identifikuar si Xhemal Xhurra, 50 vjec, kishte hipur në një vinc 84 metra të lartë, që ndodhej në një pallat në ndërtim e sipër pranë qendrës së kryeqytetit, duke kërcënuar se do të hidhej.

Fillimisht 50-vjecari u vu re nga kalimtarë të rastit, pak pas orës 18:00. Pikërisht kalimtarët kanë qenë ata që kanë njoftuar policinë. Brenda pak minutash, në vendngjarje kanë mbërritur drejtues të lartë të forcave të rendit, si dhe forcat speciale RENEA.

Forcat RENEA u vendosën në tarracën e pallatit që ndodhet në ndërtim dhe që aty nisën negociimin me 50-vjecarin Xhurra. Pas shumë minutash negociimi, 50-vjecari lë vincin dhe zhvendoset në tarracën e pallatit, aty ku e prisnin forcat special.

Nuk dihet motivet që e cuan 50-vjecarin në tentativën e tij për të vrarë veten. Hetimet e mëtejshme pritet të zbardhin të gjitha këto shkaqe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›