Tentim vrasje në “Vranjevc”

Sot rreth orës 13:15 në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Vranjevc-Prishtinë, ka ndodhur një tentim vrasje ku është plagosur një person, njofton Zëri.
“3 persona nga një veturë xhip ngjyrë e zezë ka shtënë në drejtim të viktimës mashkull me kombësi shqiptare. Viktimës iu është ofruar tretmani mjekësorë në qendrën emergjente të QKUK-së. Për momentin nuk dihen motivet dhe shkaqet për rastin. Policia është në vendin ngjarjes”, ka thënë për Zërin, zëdhënësi i policisë, Brahim Sadriu./Indeksonline/