E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tentoi të djegë gruan dhe fëmijët me benzinë, kush është 54-vjeçari i arrestuar në Kamëz, policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz një ditë më parë. Policia bën të ditur se një 54-vjeçar në gjendje të dehur, i ka vënë zjarrin shtëpisë dhe ka kërcënuar bashkëshorten dhe fëmijët se do t’i digjte me benzinë.

Ai është vënë në pranga nga blutë këtë të premte. I arrestuari është identifikuar si Bashkim Domi, 54 vjeç.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Tuk Jakova”.

Nga zjarri fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›