E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet 46-vjeçarja iraniane

Një 46-vjeçare nga Irani është arrestuar në Rinas, pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me dokumente false.

Policia njofton se 46-vjeçarja tentoi të përdorte një pasaportë çeke, por u pikas nga uniformat blu.

Gjatë kontrollit, shtetases iraniane iu gjet edhe një leje për qëndrim në Çeki, e cila gjithashtu rezultoi e falsifikuar.

Të dyja dokumentet janë sekuestruar nga policia, ndërsa mbi 46-vjeçaren rëndon vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i leternjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›