Tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 42 mijë euro pa i deklaruar, nis hetimi për 44-vjeçarin

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 42 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari.
“Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit L. K., ku u gjetën 42 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit”, njofton policia.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin L. K., 44 vjeç, banues në Fier.
Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.