E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tentoi të parakalonte, motori përplaset me trajlerin në autostradën Levan- Vlorë

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur disa minuta më parë në autostradën Levan- Vlorë , në afërsi të “Urës së Mifolit”.

Mësohet se një motor teksa ka tentuar të parakalojë, është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë, trailer.

Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi dhe pasagjeri i motorit kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar menjëherë drejt spitalit, ndërsa në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›