E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të pastronte 18.3 milionë euro të “Cosa Nostra”, SPAK kërkon 13 vite burg për Rezart Taçin

Prokuroria e Posaçme, SPAK, kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi.

Ky i fundit akuzohet për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal.

Sipas akuzës, ai është i përfshirë në tentativën e pastrimit të 18.3 milionë eurove të mafias italiane.

Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk u gjet për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg”.

Kujtojmë që GJKKO ka dënuar me 10 vite burg shoferin Bledar Lilo dhe me 11 vite burg kunatin Artur Ballën, të cilët janë të akuzuar për “pastrim parash”.

Ata akuzohen se me biznesmenin Taçi transferuan 18.3 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë, para që dyshohen se i përkasin organizatës mafioze Cosa Nostra.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›