E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi te trafikoje adoleshenten ne pranga 29-vjecari

Nje 29-vjecar ka perfunduar ne prangat e policise pas denoncimit te nje adoleshenteje te cilen ai u perpoq ta trafikonte drejt Greqise me qellim shfrytezimin e saj per prostitucion. Gerjant Bitri 29 vjec u arrestua nga policia e Korces pas denoncimit qe 17 vjecarja me inicialet M.T banuese ne Tirane beri ndaj tij.

Adoleshentja tha se ishte larguar drejt shtetit grek ne menyre te paligjshme nga zona e fshatit Poncare-Devoll e shoqeruar nga shtetasi Gerjant Bitri i cili do e shoqeronte ne qytetin e Selanikut-Greqi ku ajo do te shfrytezohej per ushtrim prostitucioni nga dy persona qe ishin ne lidhje shoqerore me shtetasin e siperpermendur por diten e djeshme jane deportuar nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshtice nga policia greke.

29-vjecari u arrestua per vepren penale te Trafikimit te femrave nderkohe qe policia beri te ditur se po punon per identifikimin e plote te bashkepuntoreve te implikuar ne kete veprimtari dhe venien e tyre perpara pergjegjesise ligjore.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›