E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të trafikonte lëndë narkotike në Shqipëri/ Arrestohet në Morinë, 33-vjeçari nga Kosova

Një 33-vjeçar nga Kosova, banues në Prizren, është arrestuar nga policia në Pikën Kufitare të Morinës, pasi tentoi që të trafikonte në Shqipëri një sasi lënde narkotike.

Gjatë kontrollit fizik të kryer në vijë të dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 33-vjeçarit iu gjetën me vete, 101 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kanabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›