E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tentoi të trafikonte lëndë narkotike në Shqipëri, vihet në pranga 33-vjeçari

Një 33 vjeçar është arrestuar në flagrancë për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.

Gjatë kontrollit në pikën kufitare Morinë shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 pako me lëndë narkotike të dyshuar si ekstazi.

Shtetasi që transportonte lëndën narkotike udhëtonte si pasagjer në automjetin taksi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›