E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi te vrase bashkefshatarin ndalohet ne flagrance agresori

Foto ilustruese

Shkoder 24 mars 2011 NOA- Pasditen e sotme ka rene ne prangat e policise Llesh Shtjefni i cili ka tentuar te vrase nje bashkefshatarin e tij.

Arrestimi i tij u be nga Policia e Shkodres e cila fale nje operacioni te shpejte dhe te mireorganizuar arrestoi ne flagrance Shtjefnin duke ndaluar krimin.

I arrestuari i moshes 57 vjecare banues ne fshatin Narac Bashkia Vau Dejes u vu ne prangat e policise pasi pak ore me pare ne qender te Bashkise se Vaut te Dejes ka tentuar te vrase me arme zjarri pistolete per motive te dobeta bashkefshatarin e tij.

Ndue D. i moshes 50 vjec mesohet te jete i sulmuari i cili ne momentin e ngjarjes po udhetonte me automjetin e tij por qe fatmiresisht nga sulmi nuk ka pesuar asnje demtim.

Pavaresisht nderhyrjes se policise agresori u arrestua ne fshatin Narac ne afersi te baneses se tij.

Policia konfirmon se kete veprim Shtjefni nuk e ka ndermarre i vetem por me nje tjeter bashkepunetor i cili eshte identifikuar por ende nuk eshte ndaluar pavaresisht punes per kapjen e tij.

Ndaj te arrestuarit pritet te veproje drejtesia per vepren penale te Vrasjes me dashje e mbetur ne tentative si dhe Mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve.

Nderkohe qe ne cilesine e proves materiale u sekuestrua nje pistolete me te cilin eshte kercenuar dhe sulmuar 50 vjecari.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeShqiperia sheh endrra atomikePolicia flet zyrtarisht per vrasjen e dyfishte ne Shkoder dhe kapjen e TafilajVrasja e dyfishte ne Shkoder kapet ne Tirane Admir TafilajSummer 2011 will be more vibrant with Vodafones 3G technology Urgjent/ Vriten ne prite 2 vellezer ne Shkoder Lidhjebashkefshatari bashkepunetor Llesh Shtjefni Ndue D pistolete Shkoder sulmohet Vau i Dejes

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›