E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të vriste me armë një shtetas/ Tiranë, arrestohet 36 vjeçari, pranga edhe 2 bashkëpunëtorëve të tij

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin ‘Akuza’ duke arrestuar tre persona.

Tre javë më parë, në zonën e Institutit një 36 vjeçar tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas. Si pasojë e hetimeve policore, në pranga kanë rënë 36 vjeçari Fatmir Frroku si dhe dy bashkëpunëtorët e tij.

Ndaj Frrokut rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sakaq, në pranga kanë rënë edhe Izet Leka 32 vjeç, Marsildo Ndoja 30 vjeç për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. 36-vjeçari u kap pas ndjekjes së automjetit me të cilin ai lëvizte bashkë me Marsildo Ndoja, nga Instituti deri në bulevardin “Nënë Tereza”.
/ abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›