Tentoi të vriste me thikë një 26 vjeçar, arrestohet autori në Elbasan. Ndalohet edhe mjeku që tentoi të fshihte ngjarjen

Një 59 vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të vriste me thikë një 26 vjeçar në Elbasan.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen “Haxhias”, ku 59 vjeçari në gjendje të dehur ka tentuar të vrasë me thikë të riun, i cili ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore.
Në pranga ka rënë edhe mjeku i rojes në spitalin ku ka marrë mjekim 26-vjeçari, pasi nuk ka shënuar në kartelën mjekësore asnjë informacion mbi mjekimet e dhëna të pacientit.
Mjeku akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”./abcnews.al