E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tentoi të vriste një person në Korçë, arrestohet në Greqi autori

Një 39-vjeçar, Deni Mecolli, është arrestuar në Greqi pasi akuzohet për tentativë vrasjeje në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur më 4 shkurt 2025, kur Mecolli ka sulmuar me thikë një 40-vjeçar me inicialet E.Sh.

Pas ngjarjes, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të “vrasjes me dashje” në tentativë. Autoritetet greke e kanë arrestuar atë me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Gjykata e Korçës ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Interpol Tirana dhe Interpol Athina do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›