E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tentoi të vriste personazhin e Tik-tok, kapet në Tiranë 23 vjeçari

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Akuza”, duke vënë në pranga një 23-vjeçar të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Durrës.

Në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamëz, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në Tiranë një 23 vjeçar

Sipas policisë, Gjykata e Durrësit i kishte caktuar në muajin mars 2026 masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim.

Ai dyshohet se më 15 dhjetor 2025, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 9 në Durrës, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, në bashkëpunim me tre persona të tjerë, shtetasin Fabian Kuçi (Gucci), personazh i njohur i Tik tok.

Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›