“Tentojnë të pikturojnë Shqipërinë si Somali”, Rama: 4.5 miliardë euro shpenzuan turistët e huaj vitin e kaluar! Thirrje për emigrantët: Hajdeni këtu se është më mirë

Çdo të martë dhe të enjte, kreu i qeverisë, Edi Rama ka vendosur që t’i përgjigjet adresimeve të komenteve të qytetarëve në rrjetet sociale.
Ditën e sotme, një ndër pikat e prekura është turizmi. Rama ka rikujtuar shifrat që tregojnë impaktin që turizmi ka në ekonominë shqiptare.
Rama: Në Shqipëri pesha e turizmit për 2024 është 26 përqind e prodhimit të përgjithshëm kombëtar, punësimi 21.8 përqind e totalit. Shpenzimet e turistëve të huaja në 2024 ishte 4.8 mln dollarë. 278 mijë të të punësuar në këtë sektor. Më the turizëm 2-3 mujor. Ne kemi turizëm që nga janari deri në dhjetor. Tentohet ta pikturojnë Shqipërinë si Somali. Është një industri e krijuar në Somalinë tonë, industri që sjell 4.5 mld të ardhura nga ata që vijnë këtu nga jashtë. Thënë të gjitha këto, të gjitha këto thonë i merr për vete, posi i marr për vete që ju marsha të keqen të gjithëve.
Rama u bëri sërish thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që të rikthehen në Shqipëri dhe të investojnë e punojnë në vendin e tyre. Ndër të tjera i kujtoi emigrantët që të regjistrohen në platformën PER në mënyrë që të marrin pjesë në votime më 11 maj.
Rama: Hajdeni këtu, çfarë bëni në Greqi. Është më mirë këtu në fund të ditës. Muaji atje vërtet mund t’iu duket se keni më shumë, por taksat, transporti, qiriaja. Këtu jeni në shtëpitë tuaja. Atyre që flasin për qiratë, i them po janë rritur, por jemi vendi me numrin më të madh të shtëpive pronë, 94% i kemi pronë. Po të shikoni Evropën perëndimore është shumë më pak.
Nuk la pa përmendur as opozitën.
Rama: Janë një numër i pakët ata që na shajnë. Dhe ata dëgjojnë guak-guak-et e opozitës që ka në krye një buf stërplak. E mori më qafë mendimin dhe opozitarizmin në Shqipëri. Kjo është zgjedhje e atyre që e dëgjojë dhe gjithsecili ka të drejtën të gabojë./vizionplus.tv