E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton te vetembytet shpetohet nga policia

TEPELENE- Nje grua 31 vjecare ka tentuar te vetembytet ndersa nderhyrja e shpejte e policise se Tepelenes ka bere te mundur shpetimin e saj. Policia tha se pas njoftimit te marre se nje grua eshte hedhur nga Ura e Becishtit poshte kalase se Tepelenes ne Lumin Vjose ka nderhyre dhe ka bere te mundur nxjerrjen nga lumi shtetasen A.G 31 vjece martuar me nje femije nga Tepelena.

Nga veprimet e para proceduriale ne prani te psikologes si dhe nga deklarimet e familjareve te saj u mesua se kjo shtetase kishte disa kohe qe vuante nga depresioni.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›