Tenton të vetëvritet kryebashkiaku i Makaçkalas

Kryebashkiaku i burgosur i Makaçkalas, kryeqytetit të Dagestanit, është shtruar në spital, pas përpjekjes për të vrarë veten, në një burg të Moskës.
Burimet zyrtare thonë se Said Amirov ka prerë venat me thikë.
Gjendja e tij shëndetësore aktualisht raportohet të jetë “e kënaqshme”.
Amirov është arrestuar ditë më parë, nën akuzat se ka urdhëruar vrasjen e një zyrtari të Komitetit për Hetime të Rusisë, më 2011.
Dagestani është një rajon rus i përzier etnikisht, por me shumicë myslimane./Indeksonline/