E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tentuan të kalonin armë dhe municione luftarake drejt Kosovës/ Arrestohen 6 persona në Kukës

Policia e Kukësit ka vënë në pranga 6 personaa, pasi tentuan të trafikonin në Kosovë armë zjarri dhe municione luftarake.

Policia bën me dije se arrestimi i tyre u bë i mundur  pas finalizimit me sukses të operacionit “Rrugëtimi”, që u shtri në qarqet Kukës, Durrës dhe Dibër.

6 të arrestuarit  u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të një pike karburanti, me 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock”, sasi municioni luftarak, si dhe me shuma prej 222.000 lekësh dhe 710 eurosh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kukës / Tentuan të trafikonin armë zjarri dhe municion luftarak, drejt Kosovës, vihen në pranga 6 shtetas.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Rrugëtimi”.  

Operacioni, i shtrirë në 3 qarqe, Kukës, Durrës dhe Dibër.

Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe shuma parash.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit apo të mbajtjes së tyre pa leje, pas një hetimi disamujor, për një grup shtetasish që trafikonin armë zjarri drejt Kosovës, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar “Rrugëtimi”.

Në kuadër të këtij operacioni të shtrirë në 3 qarqe, Kukës, Durrës dhe Dibër, në bashkëpunim me  Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Rr. S., 28 vjeç, banues në Dibër; B. SH., 24 vjeç, banues në Bulqizë; B. N., 33 vjeç, banues në Durrës; U. H., 27 vjeç, banues në Dibër; H. H., 59 vjeç, banues në Durrës, dhe K. B., 61 vjeç, banues në Fushë-Krujë, për veprën  penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të një pike karburanti, me 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock”, sasi municioni luftarak, si dhe me shuma prej 222.000 lekësh dhe 710 eurosh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit drejt Kosovës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë

#tëvendosurkundërkrimit

#24/7nëçdoskajtëvendit

#nëshërbimtëqytetarëve

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›