Tentuan të korruptojnë policët, shkon në 70 numri i shtetasve të arrestuar

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Ka shkuar në 70 numri i shtetasve të arrestuar të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë.
Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë konstatuar shtetasin M. G., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Ky shtetas me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre shuma parash.
Lufta kundër këtij fenomeni do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të Policisë.
Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112./m.m/