E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tentuan të vjedhin gjeneratorin e një lokali, por u kapën “mat”, arrestohet 3 persona në Tiranë

Tre persona janë vënë në pranga nga blutë e Tiranës, pasi kanë tentuar të vjedhin një gjenerator, në një lokal. Vjedhja e tyre ka dështuar, ndërsa në tentativë për të marrë gjeneratorin e kanë shkatërruar atë.

Ngjarja u regjistrua në “Rrugën e Elbasanit”, ndërsa autorët A. I., 27 vjeç, G. Z., 45 vjeç dhe M. M., 37 vjeç, të tre banues në Tiranë, u identifikuan dhe u arrestuan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›