E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tentuan të vrasin ish- zyrtarin e lartë amerikan, John Bolton, SHBA vendos sanksionone ndaj 3 iranianëve

SHBA, të enjten, vendosi sanksione ndaj një zyrtari të Gardës Revolucionare iraniane, si dhe disa të tjerëve, pasi i akuzon se morën pjesë në një komplot për të vrarë ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare, John Bolton, dhe figura të tjera në mbarë botën, duke përfshirë edhe një zyrtar të qeverisë amerikane.

Komploti i dyshuar i vitit 2021 kundër Bolton, është nga më të dokumentuarit, si pjesë e përpjekjeve për ta varë. Prokurorët amerikanë dhe ish-zyrtarët e qeverisë e përshkruajnë komplotin si përpjekje të vazhdueshme të Gardës Revolucionare të Iranit për të vrarë zyrtarë të kohës së Trump, pas një sulmi ajror amerikan të vitit 2020 që vrau kreun e Forcave elitare Quds të gardës iraniane, Qassem Soleimani.

Sanksionet e vendosura të enjten lidhen me akuzat ndaj 3 personave me bazë në Iran dhe në Turqi, si pjesë e një kompanie të lidhur me Forcën Quds të Iranit, si dhe dy zyrtarë të lartë të Organizatës së Inteligjencës së Iranit, që synonte të vriste ish-zyrtarë amerikanë, gazetarë dhe disidentë iranianë jashtë vendit. Kjo u bë e ditur nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së. Apnews

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›