E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teodor Keko, Mjeshtër i Madh

Gazeta Shqip

10-vjetori i vdekjes 

Presidenti i Republikës Bujar Nishani nderoi pas vdekjes me urdhrin Mjeshtër i Madh shkrimtarin, publicistin dhe personalitetin e shquar të jetës publike, shoqërore dhe politike, Teodor Kekon. Ky titull vjen në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të Dorit, siç e thërrasin miqtë, me motivacionin: “Për kontribut të shquar në fushën e letërsisë dhe publicistikës duke promovuar në kulturën kombëtare risi dhe vlera autentike shpirtërore dhe intelektuale”. Kryetari i shtetit në fjalën e tij vlerësoi kontributin e lartë të Teodor Kekos në letërsi, duke u shprehur ndërmjet të tjerash se Një njeri mund të jetojë dhe njëqind vjet dhe mund të mos lerë asgjë si shenjë e ekzistencës së tij. Teodor Keko jetoi pak, por la shumë. Në ceremoninë zyrtare, që përkoi me dhjetëvjetorin e vdekjes së shkrimtarit dhe të publicistit të mirënjohur, ishin të pranishëm familjarë të shkrimtarit dhe të  publicistit Keko, zëvendësministrja e Kulturës, Suzana Turku dhe përfaqësues të MTKRS-së, si dhe shkrimtarë, publicistë e miq. Po dje, një mbrëmje homazh u zhvillua për të në Teatrin Kombëtar, ku u sollën kujtime përmes një dokumentari të realizuar nga gazetarja e Top Channel-it Beti Njuma dhe u lexuan poezi të tij. Me këtë rast, u organizua nga Ministria e Kulturës edhe ndarja e Çmimeve Kombëtare të Gazetarisë Kulturore Teodor Keko 2011.

Teodor Keko, Mjeshtër i Madh burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›