E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelena u pushtua nga humori i Verë dhe Portokalle

Turit veror “Verë dhe Portokalle” iu shtua edhe Tepelena, ku publiku pati mundësinë të shijonte nga afër një mbrëmje të veçantë humori.

Në skenën e vendosur në sheshin qendror të qytetit u ngjitën aktorët e njohur të Top Channel, personazhet e dashura që prej vitesh mbajnë të dielave mijëra shqiptarë të lidhur pas ekranit.

Sheshi u mbush nga qindra banorë të Tepelenës dhe vizitorë të ardhur nga zonat përreth. Skeçet u shoqëruan vazhdimisht me duartrokitje, ndërsa batutat dhe figurat e njohura krijuan një atmosferë festive gjatë gjithë spektaklit.

Falë energjisë dhe spontanitetit të trupës, “Verë dhe Portokalle” solli një tjetër mbrëmje të suksesshme, duke e shndërruar Tepelenën në një skenë të madhe argëtimi dhe humori për të gjitha moshat.

Lajme të ngjashme:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›