Tepelene / Zbulohet parcela me 98 bime hashashi ne Bence
Policia e Tepelenes zbulon parcelen e hashashit afer burgut te Bences. Operacioni i pare i policise ne kete drejtim, eshte regjistruar diten e djeshme ku u asgjesuan me djegie 98 rrenje hashashi. Kontrolli eshte ushtruar ne shtratin e lumit Bence, ku u evidentua edhe parcela me kanabis sativa. "Parcela ndodhej ne shtratin e lumit Bence, ne afersi te fshatit, ne nje zone te pyllezuar dhe ishte hapur rishtas per te kultivuar bime narkotike", thone burimet policore. Bimet varionin nga 70 centimetra, deri ne 90 centimetra te larta. Nje pjese e ketyre bimeve eshte marre nga organet e hetimit ne cilesine e proves materiale, ndersa jane shoqeruar tre persona.
B. K.
B. K.