E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tepelenë/ PS në avantazh të thellë, kandidati socialist me mbi 85% të votave të numëruara

Janë numëruar 6 kuti në Tepelenë, ndërsa rezultati paraprak ekspozon një diferencë të thellë mes kandidatëve.

Kutia e parë që u hap ka qenë ajo e Nivicës. 111 vota ishin në favor të kandidatit socialist, Gramoz Sako, ndërsa Gabriel Guma i mbështetur nga opozita, ka marrë vetëm 6 vota në këtë QV. Më pas janë hapur kutia e Progonatit dhe Senicës. Edhe tek këto kuti, ka kryesuar socialisti Sako me epërsi të ndjeshme.Teksa janë numëruar 6 kuti, Gramoz Sako kryeson me 856 vota ose 85.%. Gabriel Guma ka marrë 149 vota ose 14.8%. Sako i PS kryeson me epërsi të ndjeshme përballë rivalit të pavarur që mbështetet nga PD dhe partitë opozitare.

Në Bashkinë e Tepelenës ka 21 Qendra Votimi.

Numërimi

Nivicë – Sako 199 Guma 6
Sinanaj- Sako 111 Guma 26
Progonat – Sako 188 Guma 30

Nga numërimi i 4 kutive:

642 vota – Gramoz Sako
96 vota – Gabriel Guma

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›