E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelene shkeputet masivi i gureve

Një masiv gurësh ka rrëshqitur pasditen e së mërkurës në fshatin Kremenare të Tepelenës, duke shkaktuar dëme jo të vogla materiale.

Sipas informacioneve të fundit, rreth 300 mijë metër kub gurë kanë rrëshqitur duke rënë në aksin Levan-Tepelenë, pasi ka prishur murin mbrojtës të rrugës.

Autoritetet lokale raportojnë se për fat të mirë, në momentin e rrëshqitjes në rrugë nuk ka pasur makina apo njerëz, por për hapjen e saj do të duhen disa orë punë.

Sipas burimeve, shkak për këtë rrëshqitje dyshohet të jenë bërë reshjet e fundit të shiut, të cilat kanë zbutur materialin që mbante masivin e gurëve.

Ndërkohë, autoritetet paralajmërojnë se një tjetër masiv gurësh rrezikon të shkëputet nga mali dhe të bjerë në mes të rrugës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›