E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelene vetevaret 24-vjecari gjendet nga familjaret

Depresioni mendohet se ka qenë shkaku që një i ri tepelenas i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në fshatin Krahs, të Tepelenës.

Mësohet se 24-vjeçari, Fatjon Rama, është gjetur nga familjarët e tij i varur në tualetin e shtëpisë.

Ata janë munduar t'i japin ndihmën e parë, por çdo gjë ka qenë e kot, pasi i riu ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë filluar hetimet duke marrë në pyetje familjarët. Nga veprimet paraprake mësohet se viktima është vetëvarur në kushtet e depresionit të thellë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›