Tequila Vava e Florit, rekord në YouTube (VIDEO)
Tequila Vava, kënga e re e Flori Mumajesit, në bashkëpunim me Albatrit Muçiçi dhe Noga Beatbox, ka vendosur një rekord për këngëtarët shqiptarë, lidhur me shikueshmërinë në Youtube. Vetëm dy ditë pas publikimit, kjo këngë është klikuar plot 85 mijë herë, duke u renditur në vendin e 102 në listën e klipeve më të klikuara në faqen prestigjizoe Youtube. Ky është një rekord për këngëtarët shqiptarë. Me këto ritme, kënga e Florit pritet që ta kalojë shumë shpejt Aurela Gaçen me këngën Origjinale, e cila është video më e klikuar shqiptare, me 5 milionë herë.