Tërhiqet aktori Jack Nicholson
Aktori Jack Nicholson,një nga më të dashurit në botën e Hollivudit do të tërhiqet nga bota e kinematografisë.
Shkak duket të jenë problemet e tij serioze me memorien.
Sipas rrjetit Radar Online,aktori është tashmë 76-vjeç dhe kjo e bën atë që të kujtojë me vonesë batutat në filma.
Sipas të njëjtit burim,Nicholson nuk ka më të njëjtën kujtesë si dikur dhe kjo është arsyeja që ndoshta është ky moment që ti jap fund karrierës së tij kinematografike. 76-vjeçari është i njohur për rolet e tij të shumta në kinematografi disa prej të cilave janë më të komentuara si në filmin The Departed krah Leonardo di Caprio e Matt Damon,roli i djallit në Shtrigat e Eastëikut e shumë të tjera. P.K