E Martë, 3 Nëntor 2026

Tërhoqi qenin zvarrë me makinë nëpër rrugët e Tiranës, policia ndalon dhe gjobit shoferin

Policia e Tiranës ka shoqëruar dhe gjobitur një shtetas, i cili u filmua teksa tërhiqte zvarrë një qen me automjetin e tij. Fatmirësisht qeni është në gjendje të mirë.

Sipas policisë, Komisariati i Policisë Rrugore dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, gjatë patrullimeve në terren, kanë konstatuar shtetasin Sh. I., duke tërhequr me makinë një kafshë shtëpiake (qen).

“Shtetasi Sh. I., është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, si dhe është gjobitur me 6.000 lekë sipas Kodit Rrugor, ndërsa kafsha shtëpiake iu dorëzua shërbimeve të specializuara të Bashkisë. Videoja e këtij rasti është publikuar dhe në rrjete sociale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, njofton Policia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›