E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet 4.4 ballë në GreqiPa dëme materiale apo në njerëz

ATHINE- Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter goditi mëngjesin e sotëm pjesën lindore të Atikës, por pa shkaktuar viktima apo dëme, bënë të ditur burime zyrtare vendase.
 
Instituti Mesdhetar Sizmologjik tha se epiqendra e tërmetit, u regjistrua rreth orës 01:56 me orën lokale rreth 24 kilometra në lindje të Athinës.
 
Sipas të dhënave, tërmeti nuk ka shkaktuar dëme materiale.
 
Në Greqi, si pasojë e vendndodhjes së saj gjeografike përgjatë vijës ndarëse të dy pllakave të mëdha tektonike, regjistrohen më shumë se gjysma e tërmeteve që godasin të gjithë kontinentin e vjetër.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›