E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tërmet 6,2 ballë godet Havain

Një tërmet me magnitudë 6,2 ballë ka ndodhur në brigjet e Ishullit të Madh në shtetin amerikan të Havait.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 35 kilometrash, rreth 27 kilometra në jug të rajonit Naalehu në Ishullin e Madh në jug të Havait, sipas deklaratës së bërë nga Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS).

Pas tërmetit, i cili nuk ka shkaktuar viktima, janë regjistruar shumë dridhje, më e madhja prej të cilave ka qenë me fuqi 4,3 ballë.

Në një deklaratë nga Departamenti i Transportit në Havai, thuhet se tërmeti nuk ka shkaktuar dëme në aeroporte, ura apo porte.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar në kryeqytetin Honolulu njoftoi se nuk ka rrezik për cunami pas tërmetit./AA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›