Tërmet i dyfishtë mbi 7 ballë në Argjentinë, Kili paralajmëron për cunami

Dy tërmete të forta me magnitudë mbi 7 ballë të shkallës Rihter goditën Argjentinën mesditën e së premtes ( 2 maj) ndërsa dridhjet u ndjenë edhe në Kili.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Parandalimit dhe Reagimit ndaj Fatkeqësive të Kilit (Senapred), tërmeti u ndje në rajonin Magallanes, më i madhi për nga sipërfaqja dhe qyteti i dytë më i rrallë i populluar në jug të vendit.
Kili ka lëshuar një paralajmërim për cunami ndërsa ka paralajmëruar njerëzit të evakuohen nga një zonë bregdetare në jug të vendit pas tërmetit të fuqishëm 7.4 ballë të shkallës Rihter që goditi 219 km (136 milje) larg bregdetit të qytetit të Ushuaias, Argjentinë.
Paralajmërimi u lëshua për rajonin e largët Magallanes në majën jugore të Kilit.
Në një postim në X, Presidenti kilian Gabriel Boric tha: “Ne bëjmë thirrje për evakuimin e vijës bregdetare në të gjithë rajonin Magallanes”./BBC
/rtsh.al/