E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmet i fortë godet Kinën, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 7 ballë goditi të enjten Tibetin e Kinës rreth orës 22:33 sipas orës lokale. Lajmin e konfirmoi Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës (CENC).

Epiqendra ishte në Nagqu, në Tibetin verior, në një thellësi prej 10 km dhe lartësia mesatare brenda 5 km nga epiqendra, treguan të dhënat e CENC.

Tërmeti u ndje qartë në zonën lokale. Epiqendra ishte rreth 400 km larg kryeqytetit tibetian, Lhasa. Deri tani nuk ka patur raportime për viktima ose dëme në ndërtesa.

The post Tërmet i fortë godet Kinën, ja sa ishte magnituda appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›