E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tërmet i fortë në Fier, banorët dalin në rrugë! Lëkundjet ndihen deri në Vlorë

Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë vetëm pak momente më parë në jug të vendit.

Mësohet se tërmeti ka pasur epiqendrën në afërsi të Fierit dhe një forcë prej 4 ballësh.
Sakaq, raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth.

Epiqendra e tërmetit ndodhej 56 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 11 kilometra në lindje të qytetit të Fierit. Lëkundjet janë ndierë edhe Vlorë.

Në qytetin e Fierit dha zonat përreth banorët kanë dal në rrugë të trembur. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›