E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmet i fortë në Indonezi, sa ishte magnituda –

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter ndodhi sot në Detin Banda, pranë Ishujve Maluku në Indonezi, njoftoi Agjencia Shtetërore e Gjeofizikës indoneziane.

Në njoftim thuhet se nuk ka rrezik për cunami, raportoi Reuters. Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 143 kilometrash.

Për momentin, nuk ka informacione për lëndime ose dëme të mundshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›