Tërmet i fuqishëm 7 ballë godet Rusinë

Një tërmet me magnitudë 7 ballë goditi këtë të premte rajonin e Gadishullit Kamçatka të Rusisë, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare
Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 140 kilometrash, shtoi EMSC.
Gadishulli Kamchatka ndodhet në një zonë tektonike të njohur si “Unaza e Zjarrit”, e cila rrethon pjesën më të madhe të Oqeanit Paqësor dhe është një vatër e aktivitetit të fortë sizmik. Nga raportimet e deri tanishme nuk raportohet për viktima.
The post Tërmet i fuqishëm 7 ballë godet Rusinë appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë