Tërmet i fuqishëm në Kinë, shënohen mbi 100 viktima

Kina është goditur nga një tërmet i fortë, ku për pasojë 116 persona kanë humbur jetën deri më tani.
Lëkundjet e tërmetit që prekën provincat e Gansu dhe Qinghai, në pjesën veriperëndimore të Kinës ishin me magnitudën 6.2 të shkallës Rihter. Zyrtarët thonë se me këtë mot sfidues, gjetja e të mbijetuarve është shumë e vështirë. Më shumë se 5,000 shtëpi janë dëmtuar, si pasojë e tërmetit, po ashtu edhe rrugët, ndërsa në këtë zona është ndërprerë furnizimi me energji dhe ujë, të cilat të gjitha po pengojnë përpjekjet e shpëtimit.
Deri më tani, raportohet se ka mbi 500 të plagosur. Presidenti Xi Jinping ka bërë thirrje për përpjekje “të gjithanshme” në operacionet e kërkimit, shpëtimit dhe ndihmës pas tërmetit.
Epiqendra ishte vetëm 5 kilometra larg kufirit mes dy provincave. Siç raportohet nga transmetuesi CCTV, 105 njerëz vdiqën në provincën Gansu dhe 11 të tjerë në provincën fqinje Qinghai./vizionplus.tv