Tërmet i fuqishëm në Meksikë, nuk raportohet për viktima

Një tërmet prej 6.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur bregdetin meksikan në Gjirin e Kalifornisë.
Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit është regjistruar rreth 100 kilometra në jugperëndim të qytetit Los Mochis.
Pas këtij tërmeti, kanë pasuar edhe dridhje të tjera të tokës, por më të lehta.
Nuk ka raporte për viktima të njerëz, apo dëme të mëdha materiale.