Tërmet në Greqi, magnituda dhe epiqendra

Një tërmet ka goditur Greqinë pasditen e kësaj të premteje. Mediat helene raportojnë se forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 4.2 e shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë dy kilometra në veriperëndim të Chalandritsa në afërsi të Patrës, ndërsa thellësia fokale ka qenë 9.3 kilometra.
Nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.