E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tërmet në Itali/ Dy lëkundje të njëpasnjëshme, banorët dalin në rrugë të frikësuar

Një tërmet me magnitudë mes 4 dhe 4.5 është regjistruar rreth orës 9:30 në provincën Forlì-Cesena. Pas disa minutash, një tjetër lëkundje me magnitudë mes 3.7 dhe 4.2 ka goditur zonën e Ravenës teksa banorët kanë dalë të frikësuar në rrugë.

Vlerësimet provizore u bënë nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV).

Në disa zona të qytetit të Forlìt, banorët kanë dalë në rrugë të frikësuar pas lëkundjeve.

Tërmeti është ndjerë në të gjithë rajonin e Romagnës. Për momentin raportohet frikë e madhe mes popullatës, por nuk ka njoftime për dëme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›