Tërmet në ishullin e Kretës
Një tërmet me fuqi 6.2 shkallë të Rihterit ka goditur ishullin e Kretës, por nuk ka njoftime për dëme materiale apo viktima.
Autoritetet greke thanë se epiqendra ishte në det, rreth 360 kilometra në juglindje të Athinës.
Dridhjet e tokës janë ndjerë në Kajro dhe gjithë rajonin e Mesdheut, ndërsa agjencia turke e lajmeve Anatolia ka raportuar për panik në qendrat turistike.