E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti 7.1 ballë në Japoni, momenti kur kirurgët mbrojnë pacientin me trupat e tyre gjatë operacionit (VIDEO) –

Një video e re-dokument që ka dalë së fundmi në publik ka regjistruar momentin kur tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.1 të shkallës Rihter, i muajit të kaluar, tronditi Spitalin e Përgjithshëm të Kumamotos në Japoni.

Kamera e sigurisë ka kapur skenat e tmerrshme gjatë njërit prej operacioneve që ishin në zhvillim e sipër në spital në atë kohë.

Imazhet tregojnë kirurgë dhe infermierë që përpiqen ta mbrojnë pacientin me trupat e tyre, duke mbajtur shtratin kirurgjikal, ndërsa të gjitha pajisjet dridhen me forcë nga dridhjet.

Sipas një njoftimi të spitalit, të katër ndërhyrjet kirurgjikale që ishin në zhvillim e sipër në kohën e tërmetit përfunduan me sukses dhe pa probleme.


Home
Kryefaqja

Shiko në:

YouTube

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›