E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti, Berisha mesazh ngushëllimi presidentit të Indonezisë: Ju ndihmoj me 30 mijë euro

Tiranë, 4 tetor NOA Kryeministri, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës së Indonezisë, Susilo Bambang Yudhoyono për viktimat e tërmetit të rënë në ishullin e Sumatrës.

Me hidhërim të thellë mësova lajmin për pasojat tragjike të shkaktuara nga tërmeti i rënë së fundi në ishullin e Sumatrës.

Me këtë rast, dëshiroj që në emër të Qeverisë shqiptare tju transmetoj, Shkëlqesi, ngushëllimet e mia më të sinqerta për viktimat e mëdha dhe dëmet kolosale materiale të shkaktuara si pasojë e këtij tërmeti.

Më lejoni tju siguroj se në këto momente Qeveria dhe populli shqiptar i gjendet pranë Qeverisë dhe popullit të Republikës së Indonezisë, duke ndarë dhimbjen e thellë që shkaktoi kjo fatkeqësi natyrore dhe tju shpreh ndjenjat më të ngrohta të solidaritetit dhe ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit e viktimave thuhej në mesazhin e ngushëllimit që Berisha i dërgoi presidentit të Indonezisë.

Dëshiroj, gjithashtu, tju informoj se, duke shpresuar që të lehtësojë sadopak dëmet e kësaj fatkeqësie natyrore që preku vendin tuaj, Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të akorduar një fond simbolik asistence prej 30,000 euro, i cili do të vihet në dispozicion nëpërmjet kanaleve zyrtare përfundon mesazhin Berisha.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›