E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tërmeti/ Mbi 100 persona ende të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës së shembur në Bangkok

Të paktën tetë persona humbën jetën pasi një ndërtesë u shemb në Bangkok, Tajlandë, të premten, pas tërmetit të fuqishëm në Mianmarin fqinj, sipas një zëvendëskryeministri tajlandez.

Numri i njerëzve të bllokuar nën rrënoja është rritur gjithashtu, me ekipet e shpëtimit që ende punojnë për të gjetur 110 persona, shkruan CNN.

Të paktën 12 persona janë shpëtuar deri më tani, tha zëvendëskryeministri Anutin Charnvirakul.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›