Tërmeti, PS: Qeveria nuk bëri asgjë për banorët, u dërgoi vetëm fasule dhe makarona

Tiranë, 13 shtator NOA Deputeti i Partisë Socialiste, Qemal Minxhozi doli sot në një deklaratë për shtyp ku akuzoi qeverinë se është e paaftë të administrojë një fatkeqësi natyre.
Tërmeti që la në qiell të hapur banorët e dy fshatrave në Peshkopi, dhe indiferenca e qeverisë ka qenë subjekti i deklaratës së Minxhozit.
Dje tërmeti goditi sërish zonat e dëmtuara para një jave në Gjoricë, Shupenzë dhe Gollobordë.
Përsëri banorët përjetuan një panik të vërtetë. Më shumë se paniku natyror, ata ndjenë mungesën e shtetit.
Kanë kaluar 7 ditë dhe ende qeveria po tregohet e paaftë për të administruar këtë fatkeqësi natyrore.
Një vizitë e shpejtë e Kryeministrit Berisha, dy helikopter me makarona, oriz dhe fasule, kaq ishte emergjenca e shtetit karshi këtyre banorëve deklaroi Minxhozi.
Si është e mundur, që në këtë situatë alarmante, qeveria po qëndron kaq indiferente?
Thuhet se në terren janë dërguar 400 çadra. Kjo nuk është e vërtetë. Maksimumi janë dërguar vetëm 10 % e tyre, ndërkohë që 150 familje, përfshi këtu fëmijë, gra dhe pleq, po kalojnë natën në qiell të hapur. Edhe ato çadra, duhet thënë se janë çadra verore që nuk i mbrojnë të strehuarit nga shiu.
Përpara 2 kg fasule, makarona apo oriz, njerëzit në këto zona po kërkojnë bazë materiale për të rindërtuar shtëpitë e tyre.
Nëse kjo fatkeqësi do të kishte ndodhur një javë para zgjedhjeve, jam i bindur se i gjithë shteti do të ishte prezent aty dhe do të plotësoheshin kërkesat e banorëve. Këtu kemi të bëjmë me një indiferencë që nuk po vret vetëm këto njerëz, por po vret edhe shpresat e tyre për të ardhmen përfundoi Minxhozi.
k.k/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")