Termeti, arrin ne 179 numri i viktimave

Shifrat jane publikuar nga Mbrojtja Civile. Gjate nates eshte rikthyer frika, pasi jane regjistruar lekundje te tjera termeti, por pa shkaktuar deme. Ndersa nen rrenoja vazhdon puna per gjetjen e trupave, me kalimin e oreve eshte zbehur shpresa per gjetjen e personave te gjalle. Ne L’Aquila kerkimet kane vazhduar gjate gjithe nates.
Nje vajze 24-vjecare, studente nga Teramo, ka qene me fat, pasi ka arritur te nxirret e gjalle nga germadhat. Ne Shtepine e Studenteve kerkohet ende per pese persona, qe rezultojne te zhdukur. Edhe ne Onna, zonen me te prekur, kerkimet kane vazhduar. Dy trupa jane nxjerre nga zjarrfikesit oret e para te mengjesit. Ne Onna, krahine me 250 banore, numerohen 39 viktima.
Mijera njerez qe humben shtepite nga termeti e kane kaluar naten neper tendat e ngritura dhe neper automjete, ndersa nje pjese e vogel jane derguar ne hotele ne zonat bregdetare.
Sot pritet mberritja e tendave te tjera per personat qe nuk preferojne te largohen. Mbrojtja civile njoftoi se 5.100 persona jane angazhuar ne operacionet e kerkimit dhe te ndihmes se popullsise se prekur nga termeti, te cileve u jane bashkuar edhe 1.300 ushtare.