Tërmeti godet Kilin (Video)
swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/V4iOUv-aENs','avreloaded0','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf', false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded0',styleclass:'allvideos'});
Update - Një tërmet me fuqi 8.8 ballë, sipas shkallës
Rihter, ka goditur Kilin. Deri tani raportohet për së paku 85 të vdekur.
Presidentja e Kilit, Mishel Bashële, shpalli gjendje katastrofe, por kërkoi
nga qytetarët që të ruajnë qetësinë.
Epiqendra ishte 300 km larg kryeqytetit Santiago. Nga radio Evropa e Lirë dhe
media të tjera aportohet për dëme të shumta materiale në disa qytete kiliane.
Qendra amerikane për mbikëqyrjen e cunameve ka tërhequr vërejtjen për rrezik
cunami në të gjitha vendet e Paqësorit, për shkak të dallgëve gjigante të
krijuara nga tërmeti.
Bashkimi Evropian deklaroi se është i gatshëm të ofrojë ndihmë të menjëhershme
për viktimat e tërmetit në Kili.
Bashkimi Evropian është gati të ofrojë ndihmë për popullin e Kilit, tha
shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton.
Eurokomisionerja për çështjet humanitare, Kristalina Geogorieva, tha se njësia
e mbikëqyrjes së krizës po funksionon, derisa në gjendje gatishmërie janë dhe
ekspertët e ndihmave humanitare.