E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tërmeti i fortë goditi Kinën, rritet numri i viktimave. Vijojnë kërkimet nën rrënoja

Të paktën 120 persona kanë vdekur dhe qindra janë plagosur nga një tërmet i fuqishëm që e goditi rajonin e Tibetit në Kinë , mëngjesin e kësaj të marte.

Shumë njerëz  të tjerë kanë mbetur nën rrënoja,  ndërsa rreth 1000 banesa janë shkatërruar.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së njoftoi se tërmeti ishte me magnitudë prej 7.1 dhe goditi në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.  Lëkundjet u ndjenë po ashtu  edhe në Nepalin fqinj si dhe në pjesë të Indisë.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 75 kilometra në verilindje të Malit Everest, i cili shtrihet në kufirin mes Kinës dhe Nepalit. Kjo zonë është sizmologjikisht aktive, pasi aty përplasen pllakat e Indisë dhe Euroazisë.

Sakaq, rreth 50 pasgoditje u ndjenë pas tërmetit katastrofik. 1.500 zjarrfikës dhe ekipe shpëtimi janë dërguar për të gjetur  njerëzit e mbetur nën rrënoja sipas ministrisë së menaxhimit të Emergjencave. Gjithashtu, 200 ushtarë iu bashkuan operacionit të kërkim-shpëtimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›